U tha se miqësia mes tyre mori fund, ja si shprehet Fifi për Eneda Tarifën

  • 10 December 2019 - 12:10
U tha se miqësia mes tyre mori fund, ja si shprehet Fifi për Eneda Tarifën

Ditën e djeshme qarkulluan lajme se pas ‘Këngës Magjike’ diçka kishte ndodhur mes Fifit dhe Eneda Tarifës pasi ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘Instagram’. Mesa duket kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi Fifi në një komunikim ‘live’ me fansat në ‘Instagram’, ka treguar se e vlerëson shumë Enedën.

Ajo është shprehur se Eneda është një super artiste, me një super vokal dhe e meritonte fitoren. “Nëse nuk do ta kishte merituar, nuk do i kisha dhënë 30 pikë”, tha Fifi. Po ashtu, dy artistet kanë filluar ta ndjekin njëra-tjetrën në ‘Instagram’, veprim ky që tregon se çdo gjë shkon më së miri në marrëdhënien e tyre.

(Kosova Sot Online)