Remzia&Nexhati të ardhurat e koncertit ia dedikojnë familjes Abazi nga Gjilani

  • 10 December 2019 - 15:30
Remzia&Nexhati të ardhurat e koncertit ia dedikojnë familjes Abazi nga Gjilani

Dy artistët e njohur të muzikës popullore Remzie&Nexhat Osmani, edhe njëherë e dëshmuan solidaritetin e tyre ndaj familjeve në nevojë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kësaj radhe ata kënduan para bashkëatdhetarëve tanë në Boston të Amerikës.

Derisa të ardhurat nga ky koncert, vendosën t'ia dhurojnë familjes Abazi, të cilët humbën dy djemtë e tyre gjatë tërmetit të fundit në Shqipëri.

Këngëtarja së bashku me të vëllanë Nexhatin, pikërisht sot e ka viztuar personalisht familjen në fjalë, gjersa në fotografitë e postuara ka shkruar: Koncerti i te ardhurave tona ne Boston , ju dedikua familjes Abazi qe humben dy djemt ne termetin e Shqiperise.

(Kosova Sot Online)