Këngëtarja shqiptare kërkon ndjesë për një arsye të kuptueshme nga të gjithë: E di që po e teproj me postime

  • 11 December 2019 - 09:29
Këngëtarja shqiptare kërkon ndjesë për një arsye të kuptueshme nga të gjithë: E di që po e teproj me postime

Që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, Gjira Kajtazi vendosi të largohet nga muzika duke iu dedikuar plotësisht djalit të saj. Reperja ka publikuar herë pas here fotot të të voglit, duke ndarë me të gjithë ndjekësit momentet më të ëmbla teksa ai rritet dita ditës.

Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instrgam’ Kajtazi ka zgjedhur t’i kërkojë ndjesë të gjithëve për fotot e shumta, por duke shpjeguar se ky veprim lidhet me faktin se është gjatë gjithë kohës në shtëpi duke u kujdesur për djalin.

“Dua t’ju them të gjithëve shumë faleminderit për fjalët e mira që po i marr çdo ditë për Maëlin, më vjen mirë shumë si nënë që ju sjellim një buzëqeshje. Më falni se e di që ndonjëherë po e teproj me postime, por realiteti është që jemi në një qytet larg familjes dhe shoqërisë e ndonjëherë nuk po më rrihet në shtëpi plus 24 orë vetëm me fëmijën, çfarë të postoj tjetër? Të fal nga Maëli dhe mami Gjira”, ka shkruar Kajtazi në foton e fundit të djalit të saj.

Kujtojmë se Gjira ka pasur shpeshherë edhe ‘përplasje’ në jetën e saj artistike me reperen tjetër të njohur, Rina Balaj, për të cilën është shprehur se i ka pasur ndjekësit jo të vërtetë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on

(Kosova Sot Online)