Fejohet Luana Vjollca!

  • 11 December 2019 - 16:30
Fejohet Luana Vjollca!

Luana Vjollca dhe biznesmeni kosovar Krenar Çoçaj prej kohësh në media janë përfolur për një lidhje mes tyre, nga ana tjetër ata asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht që janë së bashku.

Lidhja e tyre u zbulua në vitin 2013 dhe për vite me radhë çifti u fotografuan bashkë nga paparacët, por nuk preferuan ta konfirmonin.

Por së fundmi duket se moderatorja dhe biznesmeni kosovar kanë bërë një hap të madh para.

Një foto e publikuar nga moderatorja ka ngritur dyshimet se çifti janë fejuar.

Në foto Luana shfaqet me një unazë që nuk kishte si të mos binte në sy.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

write me a description and I will choose the most special ë

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Urimet nuk kanë munguar për Luanën e cila ka preferuar sërish të mos konfirmojë asgjë.

(Kosova Sot Online)