Dua Lipa: Nga shitja e bluzave të ardhurat shkojnë në Shqipëri

  • 14 December 2019 - 10:29
Dua Lipa: Nga shitja e bluzave të ardhurat shkojnë në Shqipëri

Dua Lipa ka treguar anën e saj të humanizmit.

Ajo ka hedhur dy fotografi në Instagram ku shihet e veshur me bluza të cilat i ka bërë në bashkëpunim me Bond.nyc, bluza këto  të cilat janë bërë për një qëllim të madh.

Kur shiten këto bluza, të ardhurat nga shitja 100% e tyre do të vijnë në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Ndihmoni në ruajtjen e komunitetit, me dashni Dua” janë ndër tjera fjalët e saj.

 

(Kosova Sot Online)