Zbulohet koreografia me motive popullore e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës në RTSH
Disa ditë më parë u publikuan në kanalin Youtube të gjitha këngët pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit të ‘RTSH-së’.
Një prej projekteve muzikore më të pëlqyera ka qenë ajo nga këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Elvana Gjata, me titull ‘Me tana’.
Dhe siç duket Elvana ka përgatitur dhe një tjetër suprizë për natën kur ajo do të performoje dhe është koreografia.
Këtë e ka zbuluar sot gazetari Eni Shehu i cili ka shkuar për të bërë një reportazh mbi performancën e këngëtares, që do të marrë pjesë në festival për herë të parë.
Në videon e publikuar në Instagram, ai shihet duke dredhur shaminë e kuqe bashkë me Elvana Gjatën, e cila është veshur mjaft sportive.
Me sa duket, koreografia e Elvanës do të jetë një kërcim me elemente popullore, nisur edhe nga kënga rimtike që ia lejon një gjë të tillë!
(Kosova Sot Online)