Arilena Ara me 'Shaj'- fituese e Fest' 58

  • 22 December 2019 - 23:55
Arilena Ara me 'Shaj'- fituese e Fest' 58

Ashtu siç edhe pritej, pretendentja për ta fituar festivalin e 58' të Rtsh-së Arilena Ara, triumfoi me këngën  "Shaj", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përformanca dhe interpretimi i saj, u duartrokit dhe u mirëprit nga publiku që ishin në sallë.

Derisa Elvana Gjata zuri vendin e dytë.

Këngëtarja e njohur Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që në vitin 2020 zhvillohet në Roterdam të Hollandës.

 

(Kosova Sot Online)