I çoi mesazh dhe i kërkoi…njihuni me ‘bombën’ ruse që injoroi keq Ronaldon

  • 27 December 2019 - 19:07
I çoi mesazh dhe i kërkoi…njihuni me ‘bombën’ ruse që injoroi keq Ronaldon

Përveçse një futbollist i mirë në fushë, Cristiano Ronaldo është edhe një “makineri” e vërtetë paraje.

Imazhi dhe kontratat faraonike me kompanitë më të njohura të globit e kanë kthyer luzitanin në njeriun më me influencë në botë. Kjo ngjalli simpatinë edhe të bukurosheve nga e gjithë globi, me Ronaldon që nuk nguronte për t’i shkruar.

Diçka të tillë e zbulon modelja ruse, Viktoria Odintcova, e cila tha se Ronaldo i dërgoi mesazh për tu njohur me të, por ia la “seen”, madje duke ia fshirë mesazhin.

“Pak kohë më parë, Cristiano Ronaldo më shkruajti mesazh privat në “Instagram”, por unë nuk iu përgjigja, madje e fshiva mesazhin. Sigurisht që nuk i dhashë një shans të vetëm. Njoh vajza të tjera të cilave ai i shkruajti, kështu që menjëherë kuptova se si ishin gjërat dhe çfarë ai dëshironte të bënte,” tregoi Odintcova në emisionin “Makarena” në Rusi.

Një deklaratë që mund të sjellë pasoja në raportin e Ronaldos me partneren aktuale të tij, Georgina Rodriguez, edhe pse bëhet fjalë për shumë vite më parë.

(Kosova Sot Online)