‘Anna’ që i mori Robertin, kush është modelja seksi së cilës i ‘lutet’ Nora

  • 29 December 2019 - 14:27
‘Anna’ që i mori Robertin, kush është modelja seksi së cilës i ‘lutet’ Nora

Tradhti e pendesë në telenovelën pas divorcit VIP më të bujshëm të viti 2019-të mes këngëtarëve Robert Berisha dhe Nora Istrefi. Kënga mban titullin “Anna” dhe flet për historinë e një tradhtie në çift.

‘Anna’ është vajza që përpiqet t’i marrë partnerin Norës, që në klip interpretohet nga një modele që aktron me Gjiko, por që flitet se është një dedikim i pastër për Robert Berishën, partnerin prej 13 vitesh, me të cilën ka një vajzë.

Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar bashkëpunimin me Gjikon, një këngë që po pritej me padurim nga fansat që kur dyshja e njoftoi me anë të postimeve në rrjete sociale. Kënga mban titullin “Anna” dhe flet për historinë e një tradhtie. ‘Anna’ është vajza që përpiqet t’i marrë partnerin Norës, shkruan Panorama.

“O Anna, dashninë tem ti mos e merr, e di që mundesh, po s’është ‘fair’ (e drejtë)”, janë një pjesë e vargjeve që artikulon Nora në këngë.

E ndërkohë që marrëdhënia e Norës me Robertin është akoma e paqartë nëse janë bashkë apo jo, po flitet se vajza së cilës ai i dedikon këtë këngë, është modelja shqiptare që jeton në Amerikë, Jessika Kadiu.

Në skenat e klipit të Norës, shihet një vajzë që duket kopja e Jessicës, vajza me të cilën Roberti u fotografua duke pushuar në plazhet e Turqisë. Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ishte një nga lajmet rozë më të komentuara të këtij viti.

(Kosova Sot Online)