Porositë e artistëve shqiptarë për vitin 2020, që patjetër duhet t’i lexoni
Mendimet dhe gjykimet e fjalëve me vlerë dhe të dobishme si mesazhe për shoqërinë, kanë dalë nga praktika shumëshekullore e punës dhe e jetës së popullit dhe filozofëve të njohur që nga antika e vjetër, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Këto fjalë të arta paraqiten si të vërteta të pakundërshtueshme e me vlerë të përhershme.
Fjalitë shprehin mendimin e tyre në forma të ndryshme: si përfundim logjik, si parim, si ligj, si këshillë.
E cilat janë motot e artistëve më të njohur shqiptar për vitin 2020, të cilat edhe në përditshmërinë e tyre ua dedikojnë familjarëve e miqëve të tyre, për “Kosova Sot Online” janë përgjigjur si vijon…
Adelina Ismaili: Jeto, dhe lejojë të tjerët të jetojnë.
Gili Berani: Duajeni familjen, aplikoni vlerat e demokracisë, lirinë personale së pari në familje, e pastaj do të jemi qytetarë të mirëfilltë, të kësaj Kosovës tonë të dashur.
Miranda Hashani: Motoja ime për jetën është: "Mendo pozitivisht".
Besiana Mehmedi: Bëj më të vështirën sot, që e ardhmja të jetë më e lehtë.Mos u rrëmbe nga trendi i ditës.Bëhu i fortë dhe mos devijo në rrugë për krijimin e jetëgjatësisë.Secilin nga ne, koha dhe gjeneratat e ardhshme do ta pozicionojne aty ku e meritojme.
Bëhu i devotshëm dhe duaje familjen tënde, në mënyrë që të mund të jesh i devotshëm dhe ti duash të tjerët.
Ganimete Jashanica: Mëso të vlerësosh atë qe ke, përpara se koha të të mësojë të vlerëosh atë që kishim.
Manjola Nallbani: Ju përshendes të gjithëve, duke ju thënë që njeriu është fuqi e jashtëzakonshme, që ka mundesinë të ndryshojë vetën e botën.Varet çfarë kahu e drejton energjinë:pozitiv apo negativ.Nuk lindim të përsosur po me rëndësi të krijojmë versionin me të mirë të vetës.Faleminderit.
Shqipe Abazi: Ne mund të arrijmë të kemi miratimin e të tjerëve, nëse veprojmë mirë dhe bëjmë maksimumin për ta marrë atë, megjithatë mendimi ynë ka vlerë një mijë herë më shumë, thelbi është që mos kërkoni gjithmonë pëlqimin e të tjerëve: nuk keni nevojë.
Vjollca Buçaj: Mesazhi im është:Mbushni ditët e jetës me jetë, sepse jeta njëherë jetohet dhe ta bëjme atë të lumtur.
Aferdita Demaku: Kuptohet, lutem të kem shëndet, dhe “Të punojmë sa më shumë, me profesionalizëm, sinqeritet, drejtësi dhe çdo gjë që mundohem të arrijmë të jetë vepër dhe mesazh për gjeneratat e reja”.
Merita Bunjaku: “Pas çdo dimri, vjen pranvera”, është motoja e jetës sime. Jeta, normal se nuk është e mbushur vetëm me lule e mjaltë, por kjo nuk do të thotë se edhe është e mbushur vetëm me gjëmba. Më inspiron mendimi pozitiv se pas çdo vështirësie vjen edhe momenti i lehtësimit
Mihrije Prapashtica: Jo qdoherë arrin drejt qëllimeve tua, por jeta është shumë e shkurtër, prandaj duhet për t'iu gëzuar çdo suksesi të arritur me nder, e respekt qe t'ia dish vlerën asaj çka është e jojta, qdo gjë që më sheh syri bukur, më motivon, por me të bukuren e shoh nga familja ime.
Mima Kastrati: Mesazhi më i shpeshtë është:“Shfrytëzojeni buzëqeshjen tuaj për ta ndryshuar botën, mos e lejoni botën ta ndryshojë buzëqeshjen tuaj”.E në fund të përshëndes ty Armend dhe gjithë stafin e gazetës tuaj "Kosova Sot", për këtë respekt që po ma bëni:U gëzofshi shumë dhe mirupafshim.
Neki Emra: Gjithmonë puno me shumë se sa që paguhesh, për tu paguar më shumë sesa që punon!
Albana Bilalli: Nuk pajtohem asnjëherë me askënd, kur flet për fatin se ai/ajo ashtu kanë përfunduar për shumë arsye të ndryshme dhe nuk kanë qëllim ndryshimi por vetem pajtohen me teket dhe i ruhen thashethemeve.
*Lufto për jetën tënde, para se të pendohesh se përse ke jetuar.
Mera Zymeri: E sinqertë, me respekt, me zemër dhe shumë angazhim, ecë me hapa të sigurtë drejt suksesit.
Mimoza Mustafa: Ndiqe dëshiren tënde, kërkoje rrugën për atë që ënderron dhe do ta keshë pastaj, mendoj se mirënjohja është një vyrtyt që duhet ta kultivosh dhe guximin për hapa në jetë. Kjo është motoja e jetës sime në pika te shkurtëra .
Naser Berisha: Mos ënderro, por beso në ëndrra, por vëtem atëherë kur edhe je i gatshëm që ato ti shëndrrosh në realitet.
Pandora: “Kur në zemër je e drejtë, Zoti ti jepë krejtë”
Ta duam njëri - tjetrin me sinqeritet dhe jo për interes.
Shqipe Kastrati: Asnjëherë nuk mund të bëhesh, ajo që nuk je, por dhe atë që ke askush nuk mund të ta mohoj!
Vesa Luma: Je i drejtë, i sinqertë me të gjjthë dhe shiko vetëm jetën tënde, pa i bërë keq kujt, por asnjëherë mos lë dikë të të shkelë me këmbë.'
Albulena Ukaj: Motoja ime, që gjithmonë e përdori, është: "Jeto sikur të ishte dita e fundit e jetës".
Gresa Behluli: Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit, dhe qëllimit të mirë.Një thënie nga Winston Churchil që e kam si moto edhe për vete.
Edi Krasniqi: Ta duajmë, t’a ruajmë dhe t’a respektojmë njëri-tjetrin.
Lendita Mjekiqi: Besoni në ëndrrat tuaja, dhe punoni shumë për to!
Taulant Bajraliu: Nëse është fjala për muzikë me lanë një mesazh ose një moto është kjo: “Nëse dëshiron sukses, mos kopjo bëhu vetvetja.
Tringa Kay: Buzëqesh, sepse jeta është e bukur dhe gjithmonë lufto për atë qe e do në jetë.
Irena Dedvukaj: Duani jetën, sikur të jetë dita e fundit që jetoni.Mos u dorëzoni, çdo gjë e bukur arrihet me vështirësi, andaj nevojitet durim dhe përkushtim.
Jehona Shaqiri: Motoja e jetës:Ta përqafoni dhe ta dashuroni jetën deri në frymen e fundit!
Armend Preteni
(Kosova Sot Online)