Reperja e njohur vdes në moshën 21 vjeçare në mënyrë misterioze

  • 02 January 2020 - 16:18
Reperja e njohur vdes në moshën 21 vjeçare në mënyrë misterioze

Reperja e njohur amerikane Lexii Alijai, ka vdekur në mënyrë misterioze në moshë shumë të re.

Lajmin për vdekjen e 21 vjeçares e ka bërë të ditur familja e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale me 1 janar,por arsyeja e vdekjes së saj nuk është bërë të ditur ende.

“Nuk kam fjalë! Kushërira ime e bukur, me kaq shumë talent dhe hnjë shpirt unik Lexii. Ishte shumë shpejt.”, ka shkruar njëra prej familjarëve të saj.

Ndërsa pa e ndarë dhimbjen nuk ka qëndruar as Khelani, kolegia e saj e cila ka shkruar:

“Vijoj të shkruaj e të fshij. Ti e dije se çfarë ishe për mua, të gjithë e dinin… Ishe gati të merrje gjithçka për të cilën flisje…”

Lexii Alijai u bë e njohur për publikun falë bashkëpunimeve me artistë të famshëm  si  Khelani, Drake për miksimin e këngës  “Girls love Beyonce” apo “Exchange” nga Bryson Tiller.

(Kosova Sot Online)