Sa me fat miliarderi 70-vjeçar! Gruaja 31 vite më e re shfaqet në super formë në jahtin luksoz

  • 05 January 2020 - 11:26
Sa me fat miliarderi 70-vjeçar! Gruaja 31 vite më e re shfaqet në super formë në jahtin luksoz

Ata e kanë kaluar Krishtlindjen dhe kanë pritur vitin e ri në Barbados. E gjatë kësaj periudhe, çifti i njohur ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

E të gjithë vëmendjen e ka marrë bashkëshortja e miliarderit 70-vjeçar, Duncan Bannatyne. 39-vjeçarja Nigora është shfaqur në super formë dhe mjaft elegante në fotografitë e publikuara së fundmi na mediat e huaja.

Ndërsa të premten, ata janë fotografuar teksa po shijonin një xhiro në një jaht luksoz pranë miqve të tyre. Edhe kësaj radhe 39-vjeçarja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, kur u shfaq me rroba banje ngjyrë blu.

Edhe njëherë, bukuroshja nga Uzbekistani tregoi fizikun e saj që do ja kishte zili edhe një 20-vjeçare. Nga ana tjetër ajo mbante bizhuteri të shumta, si varëse, byzylykë dhe unaza diamanti.

(Kosova Sot Online)