'Elita 5' përfundojnë turin e koncerteve në Amerikë me shumë sukses
Grupi i njohur i muzikës rok "Elita 5", të cilët me këngët dhe përformancat e tyre gjithandej trojeve shqiptare, por jo vetëm, kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Së fundmi kanë qenë në një tur koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilin e përfunduan me sukses, koncerte këto të cilat natyrisht se u mirëpriten nga bashkatdhetarë tanë.
E përmes një fotografie, anëtarët e grupit: Arifi, Nexhati, Mevaipi, Agroni, Valoni dhe Besimi i kanë falenderuar të gjithë ata që i ndihmuan që ky tour të mbarojë me shumë sukses.
Siç e thot' edhe kënga:"ÇDO FILLIM,E KA NJË FUND",edhe ky tour në USA ,përfundoi me shumë sukses.
Suksesin e kishim të garantuar falë angazhimit të pashoq,të çunave të SHQIPËRIA ETNIKE EVENTS:Elvisit,Elionit,Justinit,Martinit,Marinit,Kevit,Benit,Gjonit,...
Ju faleminderit nga zemra,
na bëtë të ndihemi si në familjet tona.
Shihemi në koncertet e ardhshme......
ELITA 5
(Kosova Sot Online)