Dramë në familjen e Adelina Tahirit, nusja lidh me litar dhe godet me çekan në kokë...

  • 12 January 2020 - 09:03
Dramë në familjen e Adelina Tahirit, nusja lidh me litar dhe godet me çekan në kokë...

Dramë në familjen e dajës së këngëtares Adelina Tahiri. Kjo e fundit ka publikuar një foto të tij nga spitali, ku lë mesazhin “Dajo jemi me ty!”. Ndërsa bashkangjitur fotos ka postuar edhe lajmin.

Avdulla Mehmetaj, i cili është pronari i televizionit Era në Maqedoni, shfaqet i shtrirë në spital, pasi është plagosur në kokë me çekan nga bashkëshortja e tij.

Sipas medias që ka publikuar lajmin, të cilën e ka shpërndarë edhe vetë këngëtarja, arsyeja lidhet me pasurinë dhe kontratën martesore.

Ngjarja sipas mediave: “Me datë 03/01/2020 pas një mbrëmje të qetë shtrihen që të flejnë viktima Abdulla Mehmetaj ish pronari i TV ERA me gruan e tij Arlinda Mehmetaj.

Në orën 02:40 viktimës ia nxjerr gjumin jastëku në fytyrë, veç kësaj ai ishte lidhur gjate natës me litar ne këmbë dhe duar. Teksa ai ishte duke zbritur në katin përdhesë, gruaja Arlinda Mehmetaj ishte fshehur në një pjesë të errët duke e goditur me çekan në kokë disa herë duke i shkaktuar të çara në kokë”.

(Kosova Sot Online)