Beyonce kritikohet pas lansimit të linjës sportive

  • 20 January 2020 - 11:08
Beyonce kritikohet pas lansimit të linjës sportive

Beyonce është kritikuar pas lansimit të koleksionit të ri sportiv që iu dedikohet edhe meshkujve edhe femrave.

Këngëtarja vazhdimisht është duke thënë se brendi i saj u dedikohet të gjithëve, mirëpo këtë e demanton madhësia e produkteve që ajo i ofron.

Në fakt, brendi i saj Ivy Park deri më tani ka shitur rroba të madhësive XS-XL, ndërsa nuk ka ndryshuar as pas bashkëpunimit të ri me Adidasin.

Duke qenë se nuk ka veshje të madhësive ‘plus size’, fansave u ka penguar dhe kanë nisur kritika në drejtim të këngëtares.

“E dua Beyoncen, por jam e zhgënjyer me faktin se i ka hequr blerësit ‘plus size’ nga linja e saj e re. Dhe kjo nuk është hera e parë”, ka shkruar një fanse e saj, ndërsa komente të ngjashme kanë postuare edhe shumë fansa të tjerë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

IVY PARK January 18

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

(Kosova Sot Online)