Agnesa pjesë e një projekti ndërkombëtar, del në CNN

  • 21 January 2020 - 11:41
Agnesa pjesë e një projekti ndërkombëtar, del në CNN

Është një nga femrat më të suksesshme shqiptare.

Këtë gjë, Agnesa Vuthaj e ka dëshmuar përsëri, tashmë në arenën globale.

Përmes Instagramit, bukuroshja kosovare, njoftoi se është bërë pjesë e një projekti ku MISS-at nga gjithë bota u këndua kënga “I standing with you”, kënga e Diane Warren që ka qenë kolonë zanore e filmit ‘Break through’.

Lajmi për këtë projekt që është humanitar dhe mbështetës u transmetua edhe në CNN.

Kujtojmë që kënga u këndua në 6 gjuhë, u fol në 15 dhe u shkrua në 23 gjuhë.

Pjesëmarrja në këtë projekt e ka lumturuar shumë Agnesën e cila njihet për anën humane.

(Kosova Sot Online)