Cila është arsyeja që Rihanna i dha fund lidhjes me miliarderin saudit?

  • 24 January 2020 - 11:49
Cila është arsyeja që Rihanna i dha fund lidhjes me miliarderin saudit?

Ylli i muzikës pop, Rihanna vendosi t’i jepte fund lidhjes së saj 3-vjeçare me miliarderin saudit, Hasaan Jameel. Menjëherë pas këtij momenti ajo u fotografua krah reperit të njohur Drake, duke i befasuar të gjithë ndjekësit e saj.

Së fundmi burime pranë ‘Cosmopolitan’ kanë treguar arsyen e largimit të Rihanna-s nga Jameel. Ata kanë treguar se dyshja kishin një mënyrë jetese ndryshe nga njëri-tjetri, duke u gjendur shpesh herë edhe në vende të ndryshme.

Ky stil jetese ka bërë që ylli i muzikës pop t’i japë fund lidhjes së saj të dashurisë ndonëse disa muaj më parë u shpreh se ishte shumë e dashuruar.

(Kosova Sot Online)