Rudina zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga burri

  • 25 January 2020 - 11:52
Rudina zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga burri

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ishte e ftuar pasditen e djeshme të ‘Rudina’.

Ajo ka zbuluar shumë detaje nga jeta personale duke folur për herë të parë për lidhjen e saj me Mark Frrokun, që nga njohja e deri te planet për martesë.

Po ashtu ajo ka folur dhe për ish-bashkëshortin, Aleksin, për të cilin shprehet se është baba i mrekullueshëm dhe që do ia dojë gjithmonë të mirën.

Pas ndarjes dyshja mbetën miq dhe në këtë ka ndikuar kryesisht e vogla e tyre, Viktoria.

‘Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq’. është shprehur moderatorja.

Rudina ka zbuluar dhe arsyen e ndarjes nga ish partneri, duke treguar se ndaluan së funksionuari si çift dhe më pas të dy vendosën t’i jepnin fund martesës, gjithmonë duke ruajtur raporte të mira.

(Kosova Sot Online)