Mozzik dhe Loredana heqin dorë përfundimisht nga njëri-tjetri? Ja çfarë ka ndodhur mes çiftit

  • 29 January 2020 - 12:03
Mozzik dhe Loredana heqin dorë përfundimisht nga njëri-tjetri? Ja çfarë ka ndodhur mes çiftit

Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ishte e papritur për të gjithë dhe bëri shumë bujë në rrjetet sociale. Nga të dyja palët u tha se kjo ishte një ndarje miqësore dhe se vajza e tyre Hana do i bënte bashkë gjithmonë.

Mirëpo këto fjalë nuk vazhduan për shumë, pasi Mozzik filloi të thumbonte ish-partneren e tij në tekstet e këngëve që ai ka nxjerrë së fundmi. Gjithashtu reperi pati një reagim publik në rrjetet sociale duke ju drejtuar direkt Loredanës me anë të disa fotove në ‘Instastory’.

Pak ditë më parë emri i tij qëndronte ende në listën e artistëve të ftuar nga Loredana për turin e saj “King Lori”, por pas këtij sherri reperi nuk figuron më.

Më 10 mars Loredana dhe Mozzik do të mbanin koncert në Gjermani, por tani Loredanës do i duhet të këndojë pa praninë e Mozzikut. Mbetet akoma e paqartë ka dashur Mozzik të mos jetë i pranishëm apo Loredana hoqi dorë përgjithmonë nga ai.

(Kosova Sot Online)