Romeo pranon për herë të parë hapur ndarjen nga Jonida: U ndamë paqësisht

  • 03 February 2020 - 10:21
Romeo pranon për herë të parë hapur ndarjen nga Jonida: U ndamë paqësisht

Romeo Veshaj dhe këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, prej disa javësh i kanë dhënë fund marëdhënies së tyre. Për arsye që nuk janë bërë të ditura ,ata morën vendimin që të vazhdojnë jetën e tyre në drejtime të ndryshme. Mirëpo së fundmi ka qënë Romeo ai që ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen e tyre, duke thënë se nuk ka më kthim.

I ftuar në “Thumb” ai pranoi se është single, dhe hodhi poshtë të gjitha thashethemet mbi një lidhje me Fifin apo Sara Kolamin. “Çfarë ka ndodhur është e shkuara, anija u mbyt bashkë me kapitenin. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më”, tregoi aktori. Gjithashtu ai u shpreh se marëdhënien e tij me Jonidën asnjëherë nuk e ka mohuar. Dhe pse tani ata nuk janë bashkë, Romeo shton se ndarja ishte paqësore dhe tashmë ata janë miq.

(Kosova Sot Online)