“Jam krenar me ty çdo ditë”, Blero i dedikon fjalët më të ëmbla bashkëshortes

  • 04 February 2020 - 11:12
“Jam krenar me ty çdo ditë”, Blero i dedikon fjalët më të ëmbla bashkëshortes

Ditën e sotme dyshja e njohur, Blero dhe Afrona festojnë përvjetorin e tyre të gjashtë! Përmes një fotoje të publikuar në Instagram këngëtari kujton kohën kur është njohur me bashkëshorten e tij dhe nga ai moment, pavarësisht çdo gjëjë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri.

“Fotoja jonë e parë bashkë sot 6 vjet më parë. Urime 6-vjetorin gruaja ime. Nga ajo ditë jam njeriu më i lumtur në botë. Ti je gjysma më e bukur e imja ti je shembulli i një njeriu shpirtpaq dhe përplot dashuri. Jam i bekuar me ty. Të dua gruaja ime dhe jam krenar me ty çdo ditë. Shpresoj të plakemi bashkë”, shkruan Blero. Ai dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre në muajin shtator të vitit që lamë pas , në një ceremoni e cila bëri bashkë familjarët dhe miqtë më të afërt të dyshes.

(Kosova Sot Online)