E lodhur dhe pa gjumë, bashkëshotja e Lorik Canës: Nuk më ndihmojnë as filtrat

  • 04 February 2020 - 14:00
E lodhur dhe pa gjumë, bashkëshotja e Lorik Canës: Nuk më ndihmojnë as filtrat

Disa javë më parë Lorik Cana dhe Monica Ercoli u bënë prindër për herë të dytë, me vogëlushen e tyre të cilën e pagëzuan me emrin Enkeleida. Mami Monica nëpërmjet një Instastory ka treguar vështirësitë e të qenurit nënë.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet shume e lodhur dhe e përgjumur.Monica tregon se është me dy orë gjumë, teksa mban vogëlushen e saj në krahë. “Kur asnjë filtër nuk të ndihmon. Orët e gjumit: 2”, shkruan ajo në foton e publikuar. Kujtohmë se ish-kapiteni dhe arkitektja bukuroshe janë edhe prindër edhe të një djali 4 vjeçar të cilin e kanë quajtur Bojken.

(Kosova Sot Online)