“E fortë dhe e bukur”/ Motra e bosit shqiptar të drogës nxjerr fotot e para pas vdekjes së vëllait

  • 04 February 2020 - 15:32
“E fortë dhe e bukur”/ Motra e bosit shqiptar të drogës nxjerr fotot e para pas vdekjes së vëllait

Modelja shqiptare Misse Beqiri ka publikuar fotot e para, pas vrasjes së vëllait të saj në Londër. Në një postim në Instagram, bukuroshja shqiptare shfaqet e ulur në dëborë, teksa pozon para aparatit.

Jeta vazhdon pas tragjedisë së rëndë që preku familjen Beqiri, ku në vigjilje të Krishtlindjes u vra në pragun e shtëpisë shqiptari Flamur Alex Beqiri.

Në fotot e publikuara, nuk munguan as ngushëllimet për vdekjen e të vëllait. “E fortë dhe e bukur”, shkruan një prej tyre.

Flamur Beqiri u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi në prag të Krishtlindjes mbrëmjen e 24 dhjetorit. Beqiri së bashku me familjen e tij bënte një jetë të shtrenjtë. Ai ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora Krasniqi shihej me personazhe VIP shpesh herë.

(Kosova Sot Online)