Pas futbollistit të njohur, ish-i dashur i miliarderes fans i “çmendur” i Tayna-s

  • 04 February 2020 - 17:31
Pas futbollistit të njohur, ish-i dashur i miliarderes fans i “çmendur” i Tayna-s

Reperja e njohur, Tayna, është një ndër emrat më të pëlqyer në showbiz-in shqiptar dhe jo vetëm. Prej disa kohësh, ajo ka marrë vëmendjen edhe nga disa personazhe me famë botërore.

Një gjë e tillë vihet re në profilin e saj në “Instagram”, ku ka disa ndjekës të famshëm. I pari që tregoi se është fans i Tayna-a është futbollisti i Real Madrid, Vinicius. Madje ky i fundit herë pas here i komenton apo edhe shpërndan këngët e saj në rrjetet e tij sociale.

Tashmë reperja shqiptare ka bërë për vete edhe një tjetër personazh mjaft të famshëm. Është fjala për reperin e njohur amerikan, Tyga. Ai numëron disa hite në muzikën e huaj si dhe është shumë i komentuar për lidhjen e tij me miliarderen e re, Kylie Jenner.

Nëse shkoni në profilin e Tayna-s do të kuptoni se Tyga tashmë është një nga 1,3 milionë ndjekësit reperja shqiptare ka në “Instagram”.

(Kosova Sot Online)