Brendës së “Beverly Hills” i është rikthyer kanceri, kjo është gjendja e saj

  • 05 February 2020 - 08:47
Brendës së “Beverly Hills” i është rikthyer kanceri, kjo është gjendja e saj

Në një intervistë për ABC News, të martën, aktorja 48-vjeçare Shannen Doherty,  tha se ajo tani ka kancerin e gjirit në fazën e katërt, shkruan CNN.

“Do të mësohet është vetëm çështje ditësh ose javësh se jam në fazën e katërt,,” tha Doherty. “Kështu që kanceri im u kthye dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu.”

Ylli i “Beverly Hills 90210” njoftoi në vitin 2017 se kishte mposhtur kancerin e gjirit që ishte diagnostikuar fillimisht në vitin 2015.

Për më shumë se një vit tani, Doherty tha se ajo ka luftuar në heshtje përsëri kancerin, madje ndërsa vazhdon të punojë, duke përfshirë edhe xhirimet e “Beverly Hills”, “BH90210”.

Doherty tha që ajo vendosi të ndante diagnozën e saj me publikun sepse dosjet gjyqësore të vendosura për tu publikuar këtë javë në një betejë ligjore që ajo ka me një kompani të sigurimeve përfshijnë statusin e saj aktual shëndetësor.

“Më mirë që njerëzit ta dëgjojnë atë nga unë,” tha ajo. 

(Kosova Sot Online)