Thanë se nuk është më me Patrisin, Tuna bën deklaratën e papritur për meshkujt: Janë të…
Prej disa javësh në mediat online ka qarkulluar lajmi se këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, nuk janë më bashkë.
Lajmet nisën duke qarkulluar kur Tuna vendosi që të hiqte nga profili i “Instagram”-it mbiemrin e Patrisit. Madje ajo u kthye në vendlindje vetëm me djalin, pa të shoqin.
E teksa ende nuk dihet nëse vërtetet i kanë dhënë fund martesës së tyre, Tuna ka bërë një postim në “Instastory” për meshkujt.
“Mesa duket vetëm bimët e hashashit të gjinisë femër prodhojnë gjethe. Meshkujt janë të panevojshëm…edhe si bimë”, shkruan këngëtarja e njohur.
Nga ana tjetër, Tuna është komentuar së fundmi edhe për postimet seksi që ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë, të cilët e komplimentojnë dhe i pëlqejnë fotot e këngëtares.
(Kosova Sot Online)