Kanadaja iu vendosi kushte për të qëndruar, Madonna i ofron Harry-t dhe Meghan-it apartamentin e saj

  • 07 February 2020 - 14:51
Kanadaja iu vendosi kushte për të qëndruar, Madonna i ofron Harry-t dhe Meghan-it apartamentin e saj

Pas humbjes së statusit mbretëror, Duka Harry dhe Dukesha Meghan Markle u larguan për të nisur jetën e tyre të pavarur në Kanada.

Harry dhe Meghan synojnë të bëhen të pavarur financiarisht, mirëpo jetesa e tyre në Kanada vjen me një kusht nga vendasit.

Qytetarët kanadezë kërkojnë që duka dhe dukesha t’i mbulojnë vetë shpenzimet për sigurinë e tyre, pasi nuk kanë dëshirë që të fusin dorën në xhep për ta.

Për këtë arsye, Madonna i ka bërë një ofertë tunduese Meghan dhe Harry-t.

Ajo është shprehur se Kanadaja është e mërzitshme, duke i sugjeruar të qëndrojnë në apartamentin e saj në New York.

“Unë do t’i lejoj ata të marrin me qira apartamentin tim në Central Park West. Ka dy dhoma me pamjen më të mirë në Manhattan. Ballkoni është i pabesueshëm”, është shprehur këngëtarja.

Harry dhe Meghan ende nuk kanë reaguar pas kësaj oferte publike dhe nuk dihet ende ç’vendim do të marrë çifti.

(Kosova Sot Online)