Loredanës i mungon Mozzik-u? Ja fotoja që e publikoi dhe e fshiu menjëherë

  • 07 February 2020 - 19:12
Loredanës i mungon Mozzik-u? Ja fotoja që e publikoi dhe e fshiu menjëherë

Reperja e njohur, Loredana Zefi, sapo i bëri lëmsh të gjithë fansat e saj me një postim që bëri së fundmi.

Edhe pse po thuhet se ajo ka nisur një romancë të re dashurie me reperin gjerman, Zuna, duket se ajo ende nuk e ka harruar ish-partnerin e saj, Mozzik.

Vetëm pak orë më parë, Loredana publikoi në “Instastory” një foto të vjetër të vajzës së saj, Hana, mirëpo vëmendjen na e tërhoqi prania e Mozzik në foto. Megjithëse Loredana e kishte prerë foton, reperi dukej qartë dhe nuk e kuptuam nga vinte ky veprim i Loredanës.

Por, prisni se ka edhe më!b“Iconstyle.al” ka siguruar një foto të reperes, të cilën ajo e fshiu vetëm pak pas publikimit në “Instastory”.

Loredana kishte publikuar një foto të vjetër me Mozzik, të cilën sërish e kishte prerë. Megjithatë, në foton e prerë dukeshin ende duart e Mozzik mbi kokën e reperes.  Ky veprim na habiti dhe na bëri të mendojmë se Loredanës ende i mungon Mozzik, ndërsa ajo po mundohet ta japë tërthorazi mesazhin e saj, i cili tashmë është mëse i qartë!

Mozzik ende nuk ka reaguar pas këtij gjesti të ish-partneres së tij, por u bëmë gjithashtu kuriozë si do të reagojë i dashuri i ri i Loredanës, Zuna?

(Kosova Sot Online)