Adelina Ismaili për Nexhmije Pagarushën: Pusho në paqe madhështi, përjetësisht fansja jote

  • 08 February 2020 - 20:00
Adelina Ismaili për Nexhmije Pagarushën: Pusho në paqe madhështi, përjetësisht fansja jote

Në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta, primadona e muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Bilbili i muzikës shqipe ndërroi jetë në banesën e saj në Prishtinë, pas një sëmundje të shkurtër. Ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur emra të njohur nga fusha të ndryshe, nisur nga krerët më të lartë të shtetit e deri te artistët shqiptarë.

Image

Në shenjë respekti, përmes një fotografie të bylbylit të muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha, diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili ka shkruar: Pusho në paqe Madhështi. Përjetësisht fansja jote.

Kujtojmë se Bylbyli i muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha e kishte cilësuar diven e muzikës Adelina Ismaili si të pa konkurencë në muzikën shqipe.

Image


(Kosova Sot Online)