Foto e bukur: Arbana dhe Xhemi pozojnë së bashku me djemtë e tyre

  • 12 shkurt 2020 - 11:46
Foto e bukur: Arbana dhe Xhemi pozojnë së bashku me djemtë e tyre

Arbana dhe Xhemi prej vitesh janë mikesha shumë të ngushta dhe kudo i shohim bashkë. Në setin fotografik që Arbana realizoi për librin e saj nuk mund të mungonte dhe Xhemi. Sot moderatorja ka postuar disa foto të papublikuara nga libri dhe njëra prej tyre është vërtet shumë e bukur.

Arbana dhe Xhemi shfaqen duke gatuar me tre djemtë një tortë të shijshme dhe duken shumë të lumtur së bashku. “Familje”, është përshkrimi me të cilin Arbana e ka shoqëruar këtë foto.

(Kosova Sot Online)