E shtrirë në shtrat me të brendshme, Bebe Rexha më e “nxehtë” se kurrë më parë

  • 13 February 2020 - 13:12
E shtrirë në shtrat me të brendshme, Bebe Rexha më e “nxehtë” se kurrë më parë

Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare që me talentin e saj e muzikën e bukur, na ka bërë krenarë në botë. Është fjala për Bebe Rexhën, e cila përveç vokalit të veçantë komentohet edhe për format e saj trupore.

30-vjeçarja ka një trup bombastik dhe herë kritikohet e herë komplimentohet, por rëndësi ka që Bebe gjithmonë ndihet mirë me veten e saj. 

Një ditë më parë, Rexha ka publikuar në “Instastory” disa fotografi ku shfaqet shumë provokuese e seksi njëkohësisht.

Në pozat në fjalë, Bebe shfaqet e veshur vetëm me të brendshme të zeza dhe e shtrirë në shtrat. “Ishte një ylber në dhomën time”, shkruante 30-vjeçarja para se të postonte fotot, ku tregon se si ky ylber i ka rënë në fytyrë dhe trup.

(Kosova Sot Online)