“Më vjen shumë keq që po ndodh kjo”, moderatores shqiptare i vjedhin faqen e “Facebook”

  • 13 February 2020 - 14:08
“Më vjen shumë keq që po ndodh kjo”, moderatores shqiptare i vjedhin faqen e “Facebook”

Një fenomen i përhapur shumë kohët e fundit është vjedhja e llogarive të personazheve të njohur në rrjete sociale. Së fundmi pre e hakerave ka rënë moderatorja Klea Huta. Në profilin e saj në Facebook, janë postuar disa pamje për të rritur, të cilat nuk kanë aspak për autore vetë Klean.

Ajo ka reaguar menjëherë në llogarinë e saj në Instagram duke informuar ndjekësit e saj se faqja është hakuar dhe ajo vetë nuk ndjehet aspak mirë për këtë gjë.

Në faqen e saj në Facebook, numërohen më shumë se 100 mijë ndjekës.

(Kosova Sot Online)