Me një puthje, ja ku i gjeti Shën Valentini Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin

  • 14 February 2020 - 12:08
Me një puthje, ja ku i gjeti Shën Valentini Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin

Sot është dita e të dashuruarve dhe të shumtë janë ata që me një gjest apo një dedikim kanë bërë të lumtur njeriun e zemrës. Që në orët e para të mëngjesit, shumë dashuri i kanë dhuruar njëri-tjetrit edhe Ermali me Amin.

Me anë të disa fotove të publikuara në Instagram Amarda dhe Ermali shfaqen të ulur pranë një bari, në mesin e të gjithëve, por aspak të ndrojtur për t’i dhuruar njëri-tjetrit një puthje romantike!

“Shpirtra të lumtur brenda dhe jashtë!”, shkruan Ami në postimin e saj.

Nuk kanë munguar dhe urimet e shumta për çiftin në këtë ditë Shën Valentini.

(Kosova Sot Online)