“Është shumë e dhimbshme”, Rita Ora flet për operacionin: Nuk është shaka…

  • 14 February 2020 - 16:12
“Është shumë e dhimbshme”, Rita Ora flet për operacionin: Nuk është shaka…

Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Rita Ora, ka zbuluar se dy javë më parë i është nënshtruar një operacioni.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare është shprehur se ka hequr bajamet dhe për fat të mirë çdo  gjë e ka kaluar me sukses.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, shkruan Rita.

Më pas Ora tregon se për ditën e të dashuruarve ka vizatuar disa zemra me ngjyra dhe me to uron njerëzit e dashuruar.

“Nuk jam Moneti (Claude Monet, piktor francez), por më pëlqejnë shumë ngjyrat. Prandaj i kam bërë disa vizatime të shpejtë për ditën e të dashuruarve për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, përfundon këngëtarja.

Pas kësaj ndërhyrjeje Rita nuk ka treguar se kur do të kthehet me ndonjë projekt muzikore. Megjithatë ashtu siç e thotë edhe vetë ajo, i duhej pak kohë për të pushuar.

(Kosova Sot Online)