Taynës i zgjidhen sandalet në koncert, fansja i del në ndihmë

  • 18 shkurt 2020 - 08:20
Taynës i zgjidhen sandalet në koncert, fansja i del në ndihmë

Reperja Tayna është njëra ndër artistet më të dashura për publikun.

Këtë e dëshmojnë çdo herë fansat e saj të cilët i japin asaj përkrahje të madhe.

Derisa ishte duke kënduar në një koncert, Taynës i ishin zgjidhur lidhëset e sandaleve që kishte mbathur.

E për këtë u përkujdes një fanse e reperes e cila ishte afër binës ku po këndonte Tayna.

Në një video të publikuar nëpër rrjetet sociale, fansja shihet duke u përkujdesur për lidhëset e reperes.

Ndërsa edhe Tayna nuk e ka lënë pa e vënë re gjestin e fanses së saj. Në shenjë falënderimi, reperja ia dërgon një puthje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Babeë

A post shared by tayna (@therealtayna) on

(Kosova Sot Online)