Nuk ka turp fare, këngëtarja e poston foton intime me të dashurin 36 vite më të ri
Madonna i dha një puthje pasionante të dashurit të saj 36 vite më të madh, pak para se të ngjitej në skenë për turneun e saj, Madame X.
Ylli i popit postoi në profilin e saj në “Instagram” një fotografi intime me 25-vjeçarin, duke falenderuar edhe Mbretërinë e Bashkuar për mikëpritjen që i bënë në Londër.
“Faleminderit Londër… ishe fantastike! Nuk mund të realizoja këtë tur pa mbështetjen e njërzve të mi të dashur”, shkruan 61-vjeçarja krahas fotos.
Madonna ka publikuar gjithashtu një foto të saj, ku shfaqet para pasqyrës teksa bëhej gati për të dalë në skenë.
(Kosova Sot Online)