Dalin detajet e para të dasmës së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

  • 21 February 2020 - 13:49
Dalin detajet e para të dasmës së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Çifti i njohur, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po planifikojnë diçka madhështore për ditën e tyre më të veçantë, tregon një burim për revistën Life & Style.

Ata kanë vendosur të shpenzojnë rreth 3 milionë dollarë për dasmën e tyre.

Mendohet se çifti do ecin drejt altarit këtë verë, kështu që planifikimi i dasmës është në punë e sipër.

Por çfarë kanë në mendje? Ata tashmë kanë marrë me qera një mega-jaht luksoz për të mbajtur dasmën, në brigjet e Miami. Asnjë shpenzim nuk është kursyer. Duke marrë parasysh Jen, 50 vjeçare, dhe i fejuari i saj, 44 vjeçar, punojnë shumë, ne nuk jemi të befasuar që çifti do të bëjë një super dasmë dhe që të gjithë do flasin për atë.

(Kosova Sot Online)