Homazhe për bashkëshortin dhe të bijën, Vannesa përlot të gjithë: Kobe kujdesu për të në parajsë

  • 25 February 2020 - 12:48
Homazhe për bashkëshortin dhe të bijën, Vannesa përlot të gjithë: Kobe kujdesu për të në parajsë

Ditën e djeshme në “Staples Center” në Los Angeles janë mbajtur homazhet publike për humbjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna. Ajo që i preku të gjithë ishte bashkëshortja e Kobe e cila e ka shumë të rëndë dhe do duhet kohë që ta kalojë sadopak dhimbjen. Nëpërmjet një fjalimi Vannesa i ka përlitur të gjithë. Ajo përmendi cilësitë më të mira të bashkëshortit dhe vajzës së saj dhe momentet më të bukura që ka kaluar pranë tyre. Gjithashtu mes lotësh ajo tha se do e ketë të pamundur të realizojë planet qe ata kishin së bashku.

“Tani nuk do mundemi ta shohim Gigin duke shkuar në gjimnaz me Natalian, dhe ta pyesim se si i shkoi dita, nuk do kemi mundësi ta mësojmë si të ngasë makinën, nuk do kem mundësinë t’i them sa e mrekullueshme duket në ditën e saj të dasmës, nuk do e shikoj të kërcejë me të atin, nuk do e shikoj të kërcejë me mua apo të ketë fëmijët e saj”, është shprehur Vanesa.

Me një dhimbje të madhe ajo tha për Kobe se sa njeri i mrekullueshëm ishte dhe se si ja kishte ndryshuar jetën dhe se ai ishte gjithmonë aty për të sa herë kishte nevojë. Dhe në fund ajo i kërkoi Kobe të kujdeset për të bijën deri në momentin që ata të bashkohen në parajsë.

“Zoti vendosi që ne të mos jemi në këtë botë së bashku. Zemër, kujdesu për Gigi-n tonë dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni ti dhe Gigi. U prehshit të dy në paqe dhe kënaquni në parajsë, derisa të takohemi sërish një ditë. Ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. Mami”, tha Vanesa.

Kobe dhe Gianna humbën jetën në aksidentin tragjik të 26 janarit të këtij viti ku mes tyre ndodheshin dhe shtatë persona të tjerë.

(Kosova Sot Online)