Në kujtim të Kobe Bryant, Beyonce këndon këngën e preferuar të tijën

  • 25 February 2020 - 13:00
Në kujtim të Kobe Bryant, Beyonce këndon këngën e preferuar të tijën

Yje të sferave të ndryshme nderuan Kobe Bryant me pjesmarrjen në homazhet e zhvilluara në qendrën Staples.

Ditën e djeshme në qendër të Los Angelos-it u mbajtën homazhet në nder të Kobe Bryant dhe Vajzës së tij Gianna, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter, më 26 janar.Vanessa Bryant mbajti një fjalim emocionues për bashkëshortin dhe vajzën e saj të ndjerë, ndërsa mes dhimbjes foli me fjalë zemre.

Të pranishëm në sallën gjigande ishin yjet botërorë, si Beyonce, Jennifer Lopez.

Disa figura të tjera të famshme të sportit që e njihnin Kobe personalisht dhe profesionalisht gjithashtu folën në memorial, i cili paraqiti shfaqje muzikore nga Beyoncé, Alicia Keys dhe Christina Aguilera.

(Kosova Sot Online)