Loredana publikon foton e viteve më parë dhe nuk njihet!

  • 27 February 2020 - 12:08
Loredana publikon foton e viteve më parë dhe nuk njihet!

Në një periudhë të shkurtër kohore, Loredana u bë një ndër emrat më të suksesshëm në muzikën shqiptare dhe jo vetëm.

Tashmë na shoqëron thuajse çdo ditë me foto e video të sajat në llogarinë e saj në Instagram, mirëpo jeni kuriozë të shihni një foto të reperes kur ishte në moshë të vogël?

Loredana  ka postuar në InstaStory një foto të viteve më parë ku shfaqet me të vëllain.

Në foto ajo shfaqet e veshur plot stil dhe duket se të njëjtin ka ruajtur ende.

Reperja është kthyer në personazhin më të komentuar në media pas ndarjes së saj me Mozzik dhe romancës së re me reperin Zuna.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram, ajo është siguruar që të gjithë ta marrin vesh që është në një lidhje të re, ndërsa Mozzik vazhdon me dedikimet e tij “diss” për ish-partneren.

Image

(Kosova Sot Online)