Do i njihnit? Getoar Selimi publikon foton e rrallë të shumë viteve më parë

  • 28 February 2020 - 11:34
Do i njihnit? Getoar Selimi publikon foton e rrallë të shumë viteve më parë

Reperi i njohur, Getoar Selimi, është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës në Shqipëri. I njohur ndryshe si Ghetto Geasy, ai numëron shumë hite dhe mijëra fansa që e ndjekin në profilet e tij në rrjetet sociale.

E teksa karriera e tij ka ardhur vetëm në rritje, duket se së fundmi është bërë paksa nostalgjik për fëmijërinë e tij.

Në profilin e tij në “Instagram”, Getoari ka publikuar një fotografi të shumë viteve më parë, kur ai ishte ende një foshnjë.

Në imazhin në fjalë, reperi shfaqet i buzëqeshur i shtrirë në shtrat. “Unë i vogël”, shkruan Ghetto krahas fotos ku tregon ka ruajtur thuajse të njëjtat tipare të fëmijërisë.

Fotoja ka marrë menjëherë me mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku ndjekësit i shkruajnë: “King që i vogël”.

(Kosova Sot Online)