Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur, me dukje ekstravagante lajmëron projektin e ri
Këngëtarja Dafina Zeqiri është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga fansat e saj.
Me anë të një videoje, ajo paralajmëroi projektin e ri, por nuk ka preferuar të japë më shumë detaje.
E veshur në blu dhe e grimuar, Dafina dukej atraktive, teksa njofton që shumë shpejt vjen me të reja.
Kujtojmë se kënga “Merri krejt” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri, i cili grumbulloi mbi 1 milion klikime.
(Kosova Sot Online)