Kim Kardashian publikon një fotografi kur ishte në klasë të nëntë

  • 29 February 2020 - 09:53
Kim Kardashian publikon një fotografi kur ishte në klasë të nëntë

Kim është kthyer prapa në kohë.

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë, të cilën e realizoi vite më parë.

Ky imazh i bukuroshes ishte shkrepur gjatë kohës kur ajo ishte në klasë të nëntë, kur kishte flokët e prera shkurt.

39-vjeçarja sot është një nga femrat më të komentuara nga bota e shoubizit, e cila njihet për format trupore.

Kim është e martuar me Kanye West dhe bashkë kanë katër fëmijë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

9th grade

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

(Kosova Sot Online)