Butriniti nuk ka të ndalur, pas Ermal Fejzullahut vjen me një bashkëpunim të ri surprizë!

  • 03 March 2020 - 10:22
Butriniti nuk ka të ndalur, pas Ermal Fejzullahut vjen me një bashkëpunim të ri surprizë!

Butrint Imeri nuk po ndalet me bashkëpunimet!

Pas suksesit që pati me Ermal Fejzullahun, me të cilin risolli këngën e vjetër “Për një dashuri” të publikuar fillimisht në 2005-n, Butrinti ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës.

Në një bisedë me një ndjekës në Instagram, këngëtari i është përgjigjur me “po” pyetjes nëse do të bëjë një bashkëpunim me ndonjë artist tjetër.

Këngëtari nuk e ka zbuluar ende emrin e artistit, por sigurisht që do të jetë super i njohur për të gjithë, ashtu si çdo bashkëpunim që ka realizuar ai.

Ky lajm vjen pas publikimit të hitit me Ermalin, i cili ka marrë deri më tani mbi 5 milionë klikime.

Kënga e përpunuar ka ardhur me më shumë ritëm dhe prezenca e Butrintit i ka dhënë një tjetër nuancë asaj.

Ermal Fejzullahu u shpreh se e kishte pikë të dobët këtë këngë aq të suksesshme dhe sigurisht që kishte rezerva në fillim për rikthimin e saj, por me sa duket çdo gjë shkoi mirë.

Kënga u pëlqye shumë!

Image

(Kosova Sot Online)