“Koronavirusi nuk është për ne”! Gashi zbulon bisedën tipike shqiptare me të atin

  • 03 March 2020 - 10:29
“Koronavirusi nuk është për ne”! Gashi zbulon bisedën tipike shqiptare me të atin

Ndërkohë që Shqipëria po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga Koronavirusi, i cili vetëm në Itali ka infektuar mbi 1600 persona, Gashi ka treguar një bisedë që ka bërë me të atin për këtë çështje.

Koronavirusi është bërë shqetësim i madh edhe në SHBA, ku ka shkuar në 6 numri i të vdekurve atje.

Por babai i Gashit mendon se virusi nuk i zë shqiptarët dhe në një bisedë me të birin ka bërë shaka me këtë pjesë.

Këngëtari nga Kosova i shqetësuar i thotë të atit se Koronavirusi ka infektuar një person në New York, vendi ku jeton edhe ai.

Ndërsa i ati tallet duke i thënë se: “Koronavirusi nuk është për shqiptarët”.

Kaq ka mjaftuar që postimi i Gashit të dyndet nga komentetet e tipit: “Një gotë raki në ditë e mban virusin larg”, apo “tipike shqiptare”.

Katër vdekje gjatë 24 orëve të fundit e kanë çuar në 6 numin e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA, ndërsa në NY është konfirmuar rasti i parë.

Image

(Kosova Sot Online)