“RIP Era Istrefi”- Pasi u ‘çmend’ rrjeti, Nora reagon për zhdukjen e motrës së saj. Publikon videot duke…

  • 03 March 2020 - 10:51
“RIP Era Istrefi”- Pasi u ‘çmend’ rrjeti, Nora reagon për zhdukjen e motrës së saj. Publikon videot duke…

Prej disa muajsh Era Istrefi është zhdukur nga rrjetet sociale. Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë arsye për vendosi të shkëputej nga Instagram dhe kjo shqetësoi fansat, të cilët vunë re mungesën e saj të gjatë.

Në një postim të saj të fundit në dhjetor të vitit të kaluar, ndjekësit i kërkuan Erës të rikthehej në rrjetin social ndërsa disa prej tyre komentuan edhe “RIP”, si shenjë për të treguar zhdukjen e saj.

Pavarësisht komenteve të shumta, këngëtarja nuk ka reaguar. Ajo vazhdon të qëndrojë e heshtur ndërsa fansat kërkojnë të dinë se çfarë po ndodh me të.

Megjithatë, motra e saj Nora zbuloi se Era është shumë mirë.

Nora publikoi disa video ku shihet ka bërë tag Erën.

Në video shihen duke bërë gëzuar me gota në një restorant.

Ndërsa pritet një reagim i Erës për të sqaruar gjithë këtë konfuzion të krijuar nga mungesa e saj në rrjetin social.

Image
Image

(Kosova Sot Online)