Kur vjen puna tek setet fotografike, Armina Mevlani bëhet gjithmonë nostalgjike

  • 04 March 2020 - 11:23
Kur vjen puna tek setet fotografike, Armina Mevlani bëhet gjithmonë nostalgjike

Armina Mevlani ka dalluar gjithmonë për stilin e saj mjaft të veçantë dhe retro.

Së fundmi bukuroshja ka publikuar disa foto kur ka qenë 18-vjeç dhe ka pozuar përpara aparatit si një modele mjaft tërheqëse.

“Vibe që kur kam qenë 18-vjeç”, shkruan Mevlani krah fotove ku shfaqet me një bluze me vija të kuqe dhe të bardha e pantallona të shkurtra.

Ajo çfarë bie tjerër në sy është dhe trëndafili i kuq i cili e shoqëron në çdo pozë. Më tej Armina ka ndarë disa foto buzë detit me rroba banje ngjyrë bojëqielli, në të cilat bie në sy stili retro i ‘bloggeres’.

Kujtojmë se edhe sot Mevlani vazhdon pasionin e saj për modën duke udhëtuar shpeshherë në Milano apo Paris.

(Kosova Sot Online)