Pas humbjes së babait, Enca rikthehet me një tjetër hit

  • 08 March 2020 - 13:08
Pas humbjes së babait, Enca rikthehet me një tjetër hit

Këngëtarja Enca Haxhia vetëm pak ditë më parë humbi njeriun e saj më të shtrenjtë,të atin. Mirëpo këngëtarja ka vendosur të bëjë atë që do donte dhe babai i saj, ndaj ajo shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor. Ka qenë vetë Enca e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka publikuar një video në të cilën dëgjohet kënga me titull “Ku mete”, e cila pritet të dalë shumë shpejt.

Si çdo këngë tjetër e saj dhe kjo padyshim që do të jetë një sukses i radhës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

NEW HIT 2020 ë “KU METE” ... Kush po e preeeeet? ë

A post shared by ENCA (@enca) on

(Kosova Sot Online)