Getinjo "zhduket" nga Intagrami, cfarë po ndodhë me reperin!

  • 11 March 2020 - 11:03
Getinjo

Getinjo është njëri prej emrave më aktiv në skenën muzikore shqiptare.

Reperi  ka marrë një vendim sa u përket rrjeteve sociale.

Ai,së fundi vendosi që t’i fshijë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram dhe të shkëputet nga ky rrjet për pak kohë.

Këtë gjë, Getinjo tha se e vendosi për disa arsye personale, por nuk preferoi të japë më shumë sqarime.

“Per disa arsye private nuk do te jem aktiv per nje kohe ne instagram! Respekte dhe shihemi kismet”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se “Rrezikim” titullohet projekti i fundit muzikor nga Getinjo, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Mossin.

(Kosova Sot Online)