Rita Ora shfaqet mjaft tërheqëse me modelin e saj të flokëve të shkurtra dhe të lagura
Më në fund, ajo është gati të sjell projektin më të ri muzikor për fansat e saj.
Që nga publikimi i albumit “Phoenix”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk kishte sjellë këngë të reja për fansat.
Së fundmi, Ora ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të tjera, në të cilat shfaqet mjaft tërheqëse me modelin e saj të flokëve të shkurtra dhe të lagura.
“‘How to be lonely’, do të lansohet në mesnatë, kush është gati”, pyeti shqiptarja në Instagram.
Përveç muzikës, Rita Ora është e angazhuar edhe si aktore në filmin “Twist”.
(Kosova Sot Online)